Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.8 është regjistruar të mërkurën në orën 08:49, në zonën e Katanias, pranë shpatit të vullkanit Etna, në Sicili të Italisë.
Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) bëri të ditur se epiqendra ndodhej rreth 7 kilometra në perëndim të komunës së Milo-s.
Të lidhura
None found
Tërmeti u ndie në disa bashki të shtrira në pjesën lindore të Etna-s, si edhe përgjatë bregdetit të Jonit në provincën e Katanias.
Deri në çastin e raportimit, nuk janë evidentuar dëme materiale dhe as persona të lënduar.
Autoritetet po ndjekin situatën, ndërsa informacionet për pasojat e mundshme të lëkundjeve mund të përditësohen më tej.






