Paris Saint-Germain po e mbyll pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Barcelonës.
Ekipi francez ka qenë më dominues gjatë 45 minutave të para, edhe pse diferenca në rezultat mbetet minimale.
Të lidhura
None found
Rastin e parë të rrezikshëm e pati Khvicha Kvaratskhelia vetëm pas dy minutash lojë, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Barcelona u përpoq të reagojë përmes aksioneve të krijuara nga Dani Olmo dhe Raphinha, mirëpo asnjëri prej tyre nuk arriti t’i konkretizonte mundësitë.
PSG-ja mori një goditje tjetër kur Ousmane Dembele, fituesi i Topit të Artë, u detyrua të kërkonte zëvendësim pas 20 minutash për shkak të një dëmtimi.
Megjithatë, në minutën e 38-të, Desire Doue realizoi një gol të shkëlqyer nga distanca dhe i dha skuadrës së tij epërsinë.
Pjesa e dytë pritet të sjellë emocione të tjera në këtë supersfidë, ku të dyja skuadrat po zhvillojnë një lojë të hapur.




