Peter N. Due, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shef i UNMIK-ut, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë plotësisht për të vënë para përgjegjësisë personat që qëndrojnë pas sulmit në Banjskë dhe atij ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.
Të lidhura
None found
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Kosovë, Due nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është thelbësor që autorët e këtyre sulmeve të përballen me drejtësinë.
Ngjarja në Banjskë u regjistrua më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku.
Kosova ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin dhe që autorët e tij të përballen me drejtësinë.





