Situata në Kosovë është në qendër të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku po diskutohen zhvillimet politike, çështjet e sigurisë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe e ardhmja e misionit të UNMIK-ut.
Të lidhura
None found
Kosovën në këtë takim po e përfaqëson zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Raportin e fundit mbi gjendjen në Kosovë pritet ta paraqesë Peter Due, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe drejtuesi i UNMIK-ut.
Dokumenti mbulon periudhën 16 mars–15 shtator 2026 dhe përmbledh zhvillimet kryesore të ndodhura gjatë këtyre gjashtë muajve.




