Përplasje para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë dhe përballen me gaz lotsjellës; shoqërohen dy persona

Situata u tensionua në bulevardin përballë Kryeministrisë, ku disa protestues fillimisht ishin ulur në rrugë. Pak më vonë, në drejtim të autobotit u hodh një molotov.

Pas incidentit, policia kaloi në gatishmëri dhe përdori gaz lotsjellës, si edhe ujë. Më tej, protestuesit u përplasën me kordonin e efektivëve, të cilët përdorën sprej me piper dhe shoqëruan dy persona pas përplasjeve.

Të lidhura

None found

Gjatë tensioneve, një protestuese u dëgjua teksa u drejtohej efektivëve me fjalët: “A e keni fëmijë, o kafshë, jeni plehra, jeni fundërrina!”.


Shtuar më 20.10.2026 20:50