Partizani dhe Skënderbeu do të përballen të shtunën, në kuadër të javës së 8-të të Abissnet Superiore. Takimi do të nisë në orën 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “FK Vora”, sipas të dhënave të publikuara në aplikacionin e FSHF-së.
Të lidhura
None found
Në të njëjtën orë është programuar edhe ndeshja Laçi–Vora. Partizani rikthehet në stadiumin “FK Vora” pas humbjes 1–4 ndaj Vorës, në të njëjtin impiant.
Trajneri i “Demave të Kuq”, Mislav Karoglan, pret reagim nga skuadra dhe synon fitoren e tij të parë në drejtimin e 17 herë kampionëve të Shqipërisë. Pas shtatë javësh në Superiore, Partizani renditet i fundit me 4 pikë dhe ka pësuar 17 gola.






