Gjeneral Major Roberto Vergori zhvillon takim me ministrin shqiptar të Mbrojtjes

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Roberto Vergori, priti në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi.

Të lidhura

None found

Detajet e këtij takimi u bënë publike nga vetë KFOR-i përmes një njoftimi.

Sipas misionit, takimi shërbeu për vendosjen e një kontakti të drejtpërdrejtë pas emërimit të gjeneral major Vergorit në krye të KFOR-it. Gjatë tij u diskutua për bashkëpunimin dhe u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për paqen, bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria kontribuon në misionin e NATO-s në KFOR me 17 ushtarë.


Shtuar më 20.10.2026 19:00