Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar lidhur me rastin e ndërrimit të një foshnje në Spitalin Amerikan 2.
Të lidhura
None found
Ai tha se sapo mori njoftimin, kërkoi takim urgjent me kryeinspektorin, duke kërkuar që rrethanat e rastit të hetoheshin me seriozitetin më të lartë.
“Në çastin e parë që u informova si ministër, kërkova takim urgjent me kryeinspektorin dhe insistova që rasti të trajtohej me seriozitetin më të madh, për të kuptuar çfarë kishte ndodhur. Sipas informacioneve që kam, dje kryeinspektori zhvilloi një takim dhe disa persona, për të cilët dyshohet se kanë shkelur rregullat gjatë inspektimit, janë dërguar para komisionit disiplinor dhe u janë shqiptuar vërejtje të tjera. Do të zbatohen të gjitha masat dhe nuk do të tolerohet asnjë lëshim nga asnjë institucion”, deklaroi Vitia për Tëvë1.
Ministri u bëri thirrje qytetarëve që t’i njoftojnë institucionet nëse vërejnë shkelje të ngjashme.
“I ftoj të gjithë që, kur vërejnë shkelje në cilindo institucion, përfshirë kabinetin dhe administratën e Ministrisë së Shëndetësisë, të raportojnë. I siguroj se masat do të merren menjëherë”, tha Vitia.
Inspektorati Shëndetësor njoftoi se në këtë rast janë konstatuar shkelje dhe se janë ndërmarrë masa.





