Kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T) janë bërë publikë, ndërsa fituesi do të përcaktohet nga votat e tifozëve.
Nisma është organizuar në kuadër të 70-vjetorit të ndarjes së parë të Topit të Artë. Çmimi prestigjioz u akordua për herë të parë në vitin 1956 dhe, me rastin e këtij përvjetori, fansat do të kenë mundësinë të zgjedhin vitin më të mirë individual në historinë e trofeut.
Të lidhura
None found
Mes emrave të përfshirë në garë janë disa prej legjendave më të mëdha të futbollit, të cilët e kanë fituar Topin e Artë në më shumë se një edicion.
Lionel Messi është kandidati me më shumë vite të përfshira në listë, gjithsej tetë: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023. Pas tij renditet Cristiano Ronaldo, me pesë edicione në të cilat triumfoi, përkatësisht 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017.
Tre vite të nominuara secili kanë edhe Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten.
Plotësimi i listës bëhet nga Ronaldo Nazario, Franz Beckenbauer, Alfredo Di Stefano, Karl-Heinz Rummenigge dhe Kevin Keegan.
Kandidatët për çmimin B.O.A.T janë:
Lionel Messi: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021, 2023
Cristiano Ronaldo: 2008, 2013, 2014, 2016, 2017
Johan Cruyff: 1971, 1973, 1974
Michel Platini: 1983, 1984, 1985
Marco van Basten: 1988, 1989, 1992
Ronaldo Nazario: 1997, 2002
Franz Beckenbauer: 1972, 1976
Alfredo Di Stefano: 1957, 1959
Karl-Heinz Rummenigge: 1980, 1981
Kevin Keegan: 1978, 1979
Votimi do të qëndrojë i hapur deri në mesnatën e 27 tetorit, ndërsa kostoja për çdo votë është një euro. Emri i fituesit pritet të bëhet i ditur më 28 tetor.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 26 tetor në “London Palladium”, në Londër.





