Rey Manaj poston foton me Greisman pak ditë para nisjes së aventurës së re (FOTO LAJM)

Futbollisti me origjinë shqiptare, Rey Manaj, ka postuar një fotografi me yllin botëror të futbollit Anthuan Greisman.

Foto është shkrepur gjatë momentit të stërvitjes, ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri.

Rey Manaj po vazhdon që të stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës dhe me yjet e Europës. Sulmuesi shqiptar mbetet pjesë e skuadrës që drejtohet nga Koeman, megjithëse duhet të presim fundin e merkatos së verës për të parë nëse mund të kemi një lëvizje të mundshme.

Ndërkohë nga krahu tjetër po afrohen edhe ndeshjet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit. Fillimisht kuqezinjtë do të përballen ndaj Polonisë në transfertë. Pritshmëria është e lartë te Manaj që ndryshe nga herët e shkuara, ka më shumë për të treguar falë leksioneve që i janë dhënë nga yjet e futbollit europian./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 14:56