Motoçiklisti lëndohet rëndë në një përplasje trafiku në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se një aksident rrugor ka ndodhur në Shkup, ku ka mbetur i lënduar një motoçiklist.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit zyrtar, më 19.10.2026, në orën 07:30, SPB Shkup është njoftuar për një përplasje në kryqëzimin e rrugëve „Blagoja Stefkovski” dhe „Metodija Andonov Çento” në Shkup. Në ngjarje janë përfshirë një automjet udhëtarësh „Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (51) nga Shkupi, dhe një motoçikletë me targa të Shtipit, e cila drejtohej nga S.M. (49) nga fshati Jargulicë, rajoni i Radovishit.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton Telegrafi.


Shtuar më 20.10.2026 15:34