SPAK i komunikon akuzat e reja, Belinda Balluku zyrtarisht e pandehur për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shkelje e barazisë në tendera

Ditën e sotme, ish-zëvendës kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shkelje e barazisë në tendera.

Balluku ishte vënë zyrtarisht nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera për procedurën tenderuese të tunelit të Llogarasë, por tani i është shtuar zyrtarisht kjo akuzë edhe për tendera të tjerë, përfshirë Lotet e Unazës së Madhe.

Të lidhura

None found

NJOFTIMI I PLOTE:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:

• “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

• “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

• “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

• “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.

• “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.

Ne perditesim…


Shtuar më 20.10.2026 13:39