FOTOLAJM/ Studentët ironizojnë shpërblimin prej 2500 eurosh për policët

Në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, studentët kanë përcjellë një mesazh ironik lidhur me shpërblimin prej 2500 eurosh të akorduar për efektivët e Policisë.

Përmes disa pamjeve, protestuesit kanë vënë në lojë vendimin për pagesën e policëve, ndërsa vijojnë protestat dhe kundërshtimet ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Të lidhura

None found

Në fotot e publikuara shfaqet ambalazhi i dy moltove, një referencë ndaj pamjeve që qarkulluan gjerësisht në rrjet, ku një efektiv policie merrte dy molto nga një kioskë e dëmtuar gjatë protestës.