Deputetët e PS kanë qenë një javë në “arrest shtëpie”/ Tabaku: Sot mblidhen në Kryesi dhe kanë nevojë për polica! Pushteti, në ditët e fundit, nuk mbahet me dhunë

Në një mesazh në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ironizuar deputet e PS, duke thënë se prej një javë ata kanë qenë në “arrest shtëpi”, pasi nuk kanë pasur asnjë takim për shkak të protestave.

Tabaku deklaron se “pushteti është në ditët e fundit”, ndërsa thekson se “nuk mund të mbahet me dhunë”.

Të lidhura

None found

Teksa dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve, Tabaku u shpreh se, “forca e të rinjve dhe pedagogëve është ajo që i duhet sot Shqipërisë”.

“Këta mendojnë se do e mbajnë me forcë, ky nuk është shtet ligjor, po shtet policor. Arrestimet dhe dhuna barbare kanë bërë që Shqipëria të gdhihet në frikë. Kjo nuk është Shqipëria evropiane, nuk mbahet dot pushtet me forcë. Pas një javë që të gjithë deputetët e PS kanë qenë në arrest shtëpie, sepse në arrest shtëpie kamë qenë, kanë qenë të zhdukur nga cdo takim, sot janë mbledhur në kryesinë e Kuvendit dhe sot kanë nevojë për policë. Dhuna e djeshme është vetëm shembulli për të treguar se ky pushtet është në ditët e fundit. Forca që kanë treguar studentët dhe pedagogët është forca që i duhet Shqipërisë për tu bërë më e mirë”, shprehet Jorida Tabaku.


Shtuar më 20.10.2026 10:36