Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i kërkoi publikisht kryeministrit Hristijan Mickoski të paraqesë një dokument zyrtar që dëshmon përkatësinë e tij etnike. Kërkesa u bë sonte gjatë emisionit “Debat në SHENJA”.
Të lidhura
None found
“Le të ma dëshmojë sot Hristijan Mickoski, përmes një dokumenti të lëshuar nga institucionet shtetërore, nëse është maqedonas apo jo. Mund të drejtohet te Jeton Shasivari për ta marrë këtë dokument. Një përkatësi e tillë nuk figuron në certifikatën e lindjes”, tha Sela.
Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar këtë mundësi, ndërsa Kushtetuta parashikon që shteti ta përcaktojë identitetin kombëtar. “Unë kërkoj nga ky shtet, i cili ma garanton identitetin kombëtar, të më pajisë me një dokument që dëshmon përkatësinë time etnike”, deklaroi Sela. /SHENJA/






