Çanta, parfume e produkte të markave të njohura të grabitura gjatë protestave në Francë dalin në platformat online

Artikuj të dyshuar si të vjedhur gjatë trazirave të fundit në Francë kanë nisur të shfaqen në tregun e produkteve të përdorura.

Të lidhura

None found

Mes produkteve të publikuara për rishitje janë parfume, çanta dore të markave të njohura, kozmetikë, si edhe karta Pokémon. Ato janë shfaqur në platformat online pas një fundjave të shoqëruar me dhunë dhe grabitje të dyqaneve.

Bloomberg raportoi se Vinted, platforma online e rishitjes ku Franca përbën tregun më të madh, ka regjistruar një numër të shtuar artikujsh që dyshohet se kanë lidhje me plaçkitjet e kryera pas përhapjes së trazirave në vend.

Kompania ka aktivizuar procedurat e kontrollit për të zbuluar dhe larguar njoftimet që mund të lidhen me mallrat e grabitura gjatë ditëve të fundit.

Një përfaqësues i Vinted deklaroi se platforma veproi menjëherë për të identifikuar dhe hequr produktet e dyshimta, ndërsa rriti kontrollin mbi njoftimet e reja.

“Kur shkelen rregullat tona, ne ndërmarrim masa ndaj llogarive të përfshira, të cilat mund të përballen edhe me bllokim të përhershëm”, u shpreh ai.


Shtuar më 19.10.2026 18:04