Protesta e së dielës në Tiranë, policia arreston 69 persona dhe procedon 20 të tjerë

Policia e Tiranës ka njoftuar për masat e marra pas protestës së zhvilluar të dielën, ku 69 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 20 të tjerë janë proceduar penalisht.

Sipas autoriteteve, personat e ndaluar dyshohet se kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta punonjës të Policisë, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve publike e private.

Të lidhura

None found

Në njoftimin zyrtar, policia bëri të ditur se veprimet hetimore vijojnë lidhur me tubimin, ndërsa të arrestuarit dhe personat e proceduar dyshohen për goditjen e efektivëve dhe dëmtimin e objekteve institucionale.


Shtuar më 19.10.2026 17:57