Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori një letër urimi për mandatin e ri nga homologu i tij belg, kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.
Të lidhura
None found
De Wever theksoi se marrëdhëniet politike mes dy qeverive janë intensifikuar gjatë viteve të fundit. Ai përmendi takimin me Kurtin në New York në shtatorin e vitit të kaluar, si dhe vizitën e ministrit belg të Punëve të Jashtme, z. Prévot, në Prishtinë në prill të këtij viti, duke i cilësuar këto kontakte si dëshmi të lidhjeve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Kryeministri belg vlerësoi bashkëpunimin ekzistues në sektorët e policisë dhe drejtësisë, si dhe angazhimin e përbashkët kundër krimit të organizuar, të cilin e konsideroi shqetësim të rëndësishëm për Belgjikën dhe Kosovën. Ai shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar bashkëpunimin edhe në mbrojtje dhe burgje, ndërsa nënvizoi nevojën për forcimin e marrëdhënieve ekonomike.
Sipas De Wever, zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve ekonomike mund të mbështetet edhe te marrëdhëniet e forta njerëzore të krijuara nga diaspora.
Më 13 shtator, në Kosovë u zgjodh Qeveria e re “Kurt 4”.







