Policia e Tiranës ka bërë publike një video dhe një njoftim në lidhje me incidentet e ndodhura në kryeqytet gjatë protestave të ditëve të fundit.
Pas veprimeve hetimore dhe operacionale për identifikimin e personave përgjegjës për shkeljet e ligjit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës kanë ndaluar një 15-vjeçar.
Të lidhura
None found
Sipas dyshimeve të policisë, i mituri është një nga personat që kanë thyer një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për vijimin e veprimeve të mëtejshme.






