Courtney Tillia, 34-vjeçe, ka rrëfyer se la punën e saj të mëhershme si mësuese, për t’u kthyer në modele seksi.
Tillia tha se kur ishte mësuese ajo ndihej e pavlerësuar me punën që bënte, pasi paguhej shumë pak, ndërsa tani, ajo tha se paguhet 12 herë më shumë se bashkëshorti.
Sipas modeles, ky I fundit e ka mbështetur mjaft atë në këtë preferencë të re që ajo është përfshirë.
“Punoja si mësuese e edukimit special për rreth tre vite. Nisa të kaloja si gjendje depresive, madje, edhe nga ana financiare nuk isha shumë mirë sepse po bëja paralelisht dhe doktoratën. Ndihesha vetëm dhe e pa plotësuar. Për të shmangur stresin nisa palestrën. Bashkëshortin e kisha në krahë dhe më dha kurajon që unë të vijoja një tjetër gjë, që ndihesha e vlerësuar dhe mirë me veten time. Kështu lindi ideja që të isha një modele e Onlyfans”, u shpreh Courtney.
“Partneri ishte ai që më that ë nisja të bëhesha modele. Ai më mësoi se sit ë pozoja dhe të publikoja në Instagram. Ka qenë inkurajuesi dhe ndihmuesi im më i madh. Tani ndihemi të dy të lumtur, fitoj mijëra paundë”, shtoi ajo./albeu.com/