Haxhiu: Veprimet tona të koordinohen me ekipet mbrojtëse

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se çdo hap i ndërmarrë nga shteti i Kosovës duhet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas saj, përparësi duhet t’u kushtohet strategjisë dhe Grupit Punues, të cilit i është dhënë mundësia të kërkojë ndihmën e ekspertëve për hartimin e saj, bazuar në nevojat që ka.

Haxhiu theksoi se angazhimi i ekspertëve është me rëndësi, pasi shumica dërrmuese e anëtarëve të Grupit Punues janë përfaqësues politikë dhe institucionalë. Ajo shtoi se grupi duhet të bashkërendojë punën edhe me ekipet mbrojtëse.

“Mendoj se çdo veprim i yni duhet të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse”, u shpreh Haxhiu.


Shtuar më 19.10.2026 12:34