Apeli i Kosovës regjistroi 3,527 lëndë të reja dhe zgjidhi 2,084 gjatë shtatorit

Gjatë muajit shtator, Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 3,527 lëndë të reja, ndërsa ka përfunduar 2,084 prej tyre, bëhet e ditur në raportet mujore të punës së këtij institucioni.

Të lidhura

None found

Dokumentet e publikuara paraqesin si pasqyrën e përgjithshme të veprimtarisë së gjykatës, ashtu edhe rezultatet individuale të gjyqtarëve.

Divizioni Civil ka regjistruar numrin më të madh të lëndëve të reja. E njëjta prirje është vërejtur edhe gjatë viteve të fundit, duke shtuar ngarkesën e gjyqtarëve dhe duke krijuar vështirësi për efikasitetin e përgjithshëm të gjykatës.

Efikasitetin më të lartë gjatë shtatorit e ka arritur Divizioni Civil-Përmbarimor, me shkallë prej 110.2 për qind, pavarësisht numrit të madh të lëndëve të pranuara.

Departamenti Administrativ vijon të jetë ndër sfidat kryesore të Gjykatës së Apelit.

Raportet mujore evidentojnë nivelin e ngarkesës së gjykatës në shqyrtimin e lëndëve dhe nevojën për përmirësimin e efikasitetit në menaxhimin e tyre.


Shtuar më 19.10.2026 11:31