Mirlind Daku është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Superligën ruse.
Të lidhura
None found
Sulmuesi gjilanas po kalon një periudhë të shkëlqyer pas pushimit ndërkombëtar, duke shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit.
Njërin prej tyre e realizoi kundër ish-ekipit të tij, Rubin Kazan, vetëm një minutë pasi u aktivizua. Daku nuk festoi, në shenjë respekti ndaj ish-klubit.
Para kësaj sfide, ai kishte shënuar dy herë në Kupën e Rusisë. Këto paraqitje i dhanë vend në formacionin e javës sipas vlerësimeve të SofaScore.
Paraqitjet e fundit duket se e kanë bindur Dakun të synojë një vend si titullar te gjiganti rus. Ekipi i tij pritet të përballet me CSKA-në pas gjashtë ditësh.






