Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së shqyrton ndryshimet në buxhetin e vitit 2026

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës janë paraparë disa pika për shqyrtim.

Të lidhura

None found

Ndër çështjet kryesore të rendit të ditës është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, i cili pritet të shqyrtohet dhe të miratohet.

Gjatë mbledhjes, komisioni pritet të trajtojë dhe të miratojë edhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.