Autoritetet kineze kanë paraqitur rregulla të reja për kufizimin e dorezave plotësisht elektrike të dyerve, të cilat dalin nga karroceria përmes një komande elektronike.
Të lidhura
None found
Sipas propozimit, nga 1 janari 2027 automjetet e reja duhet të pajisen me mekanizma që mundësojnë hapjen e dyerve edhe kur ndërpritet furnizimi me energji elektrike.
Për modelet që ndodhen tashmë në treg, prodhuesit do të kenë kohë deri më 1 korrik 2027 për të paraqitur dokumentacionin shtesë që lidhet me sigurinë.
Rregullat e propozuara parashikojnë gjithashtu përdorimin e komandave fizike për funksione thelbësore, përfshirë fshirëset e xhamave dhe dritat e automjetit. /Telegrafi/







