Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 19 Tetor 2026

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, vranësira të pakta kalimtare mund të shfaqen përgjatë relieveve të larta malore, ndërsa në zonat e tjera moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët.

Të lidhura

None found

Era do të fryjë me drejtim nga Veriperëndimi në Juglindje, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s.

Në detin Adriatik dhe Jon pritet valëzim i forcës 1–2 ballë.

 


Shtuar më 19.10.2026 07:24

Tags: