Të hënën zhvillohet gjykimi për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca e radhës gjyqësore për çështjen e Ibër-Lepencit është caktuar për të hënën në orën 13:15, në ambientet e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Ky proces lidhet me sulmin terrorist që goditi kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor 2024, në zonën e fshatit Varagë, komuna e Zubin-Potokut.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, tre personat e pandehur ngarkohen me veprën e mbajtjes së paligjshme të armëve. Ndërkohë, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq përballen edhe me pretendime më të rënda penale, përfshirë cenimin e rendit kushtetues nëpërmjet dëmtimit apo shkatërrimit të pajisjeve dhe instalimeve publike, kryerjen e akteve terroriste si dhe spiunazhin.

Aktakuza kundër të pandehurve u dorëzua nga Prokuroria Speciale më 9 dhjetor 2025.

Bazuar në këtë aktakuzë, të pandehurit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sulmin që shkaktoi pasoja të mëdha në kanalin “Ibër-Lepenc”, një ndër veprat më strategjike të infrastrukturës ujore dhe energjetike të vendit.


Shtuar më 18.10.2026 23:04