Mirlind Daku shënon me parabolë ndaj Rubin Kazanit, por nuk feston përballë ish-klubit

Mirlind Daku ka lënë gjurmë në përballjen mes Spartakut të Moskës dhe ish-klubit të tij, Rubin Kazan, duke realizuar një gol të bukur.

Sulmuesi shqiptar po vijon paraqitjet pozitive pas pushimit ndërkombëtar, ndërsa ky ishte goli i tij i tretë në dy ndeshjet e fundit.

Të lidhura

None found

Daku u aktivizua nga stoli dhe vetëm një minutë më vonë arriti të shënonte me një parabolë fantastike. Megjithatë, ai zgjodhi të mos festonte në respekt të ish-ekipit të tij.

Për ta parë golin:

Forma e mirë që po kalon e afron gjithnjë e më shumë me një vend titullari te Spartaku i Moskës, që duket vetëm çështje kohe.