Rritja e çmimeve të karburantit po i bën automjetet elektrike një alternativë gjithnjë e më joshëse për shoferët.
Të lidhura
None found
Megjithatë, shpërndarja e pikave të karikimit në Shtetet e Bashkuara nuk është e njëtrajtshme, sipas një studimi të iSeeCars.
Për nga numri i përgjithshëm i karikuesve, Los Angeles renditet në krye me 36.318 pika. Ndërkohë, zona e San Franciskos, ku përfshihen edhe Oaklandi dhe San Hoze, kryeson në raport me popullsinë: një karikues për çdo 334 banorë.
Qytetet me numrin më të madh të stacioneve të karikimit janë:
Los Angeles – 36.318
San Francisko – 22.430
New York – 19.036
Boston – 12.017
Denver – 8.300
Në fund të renditjes për numrin e stacioneve gjenden:
Luisvill – 621
Greensboro–Winston-Salem – 700
Milvoki – 852
Birmingam – 857
Oklahoma City – 867
Studimi vëren se, edhe pse rrjeti i karikimit po zgjerohet, në shumë qytete amerikane numri i pikave mbetet i pamjaftueshëm. Deri në fund të vitit, në SHBA parashikohet të ketë afro 300 mijë pika publike për karikimin e automjeteve elektrike. /Telegrafi/







