Përplasje pranë sheshit Skënderbej, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë ndaj policisë

Të dielën, rreth orës 17:00, pranë sheshit “Skënderbej”, në zonën mes godinave të ministrive dhe KQZ-së, situata u tensionua ndjeshëm. Protestuesit dhe efektivët e policisë u përfshinë në një përplasje të ashpër, gjatë së cilës u hodhën gurë dhe molotovë.

Policia iu përgjigj situatës me përdorimin e autobotit me ujë dhe gazit lotsjellës.

Të lidhura

None found


Shtuar më 18.10.2026 17:41