Bayern Munich mund të mos e ketë trajnerin Vincent Kompany në stol për ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, pasi ai po përballet me probleme shëndetësore.
Të lidhura
None found
Trajneri belg u largua nga stoli gjatë fitores 6-1 të bavarezëve, pasi nuk ishte ndier mirë, raportoi mediumi francez “L’Equipe”.
Sipas raportimeve, Kompany ka një virus dhe dhimbje në ijë. Deri tani nuk janë publikuar informacione të tjera për gjendjen e tij.
Bayerni do të luajë të mërkurën ndaj Arsenalit në një përballje të rëndësishme evropiane, ndaj mungesa e mundshme e trajnerit vjen në një moment delikat.
Kompany shpreson të rikuperohet në kohë dhe të jetë pranë skuadrës. Në rast se gjendja e tij nuk përmirësohet, Bayerni mund të përballet me Arsenalin pa të në stol.




