Protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Ditën e sotme, tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS në këto momente.

Të rinjtë arritën të kalonin një kordon të forcave të rendit dhe hodhën sende të forta drejt selisë duke thyer xhamat.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, nga godina e PS u panë edhe të dilnin persona të maskuar dhe me shkopinj në duar.

Nga ana tjetër, policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve me qëllim shpërndarjen e tyre.

 


Shtuar më 18.10.2026 15:03