Kishte bërë pazarin për shtëpi/ Me qumësht dhe portokalle me vete, pesë efektivë rrethojnë qytetarin (VIDEO)

Mesditën e sotme, është regjistruar një moment i pazakontë në protestë, ku një qytetar është rrethuar nga pesë efektivë policie, teksa kishte me vete produktet që kishte blerë për shtëpi, mes tyre qumësht, portokalle dhe dhallë.

Në një prononcim, ai tregoi se ishte duke u kthyer në shtëpi kur u përball me efektivët, të cilët, sipas tij, e shoqëruan pasi kundërshtoi përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve.

Të lidhura

None found

“Po iki në shtëpi. Kam qumësht, portokalle, dhallë. U thashë: ‘Po hidhni helm në drejtim të shqiptarëve’, ndaj më morën”, u shpreh qytetari.

 


Shtuar më 18.10.2026 14:14