VIDEO/ Tedi Cara shënon që në minutat e para në Premier League, ish-lojtari i Partizanit gjen rrjetën pas 7 minutash

Tedi Cara e nisi në mënyrën më të mirë paraqitjen me LNZ Cherkasy, duke shënuar në përballjen me Kryvbas, e vlefshme për javën e 9-të të Premier League të Ukrainës.

Sulmuesit shqiptar iu deshën vetëm 7 minuta për të realizuar golin. Ish-futbollisti i Partizanit përfitoi nga një pasim brenda zonës kundërshtare dhe, pasi shfrytëzoi hapësirën e krijuar, e dërgoi topin në rrjetë.

Të lidhura

None found

Me Partizanin, Tedi Cara ka fituar titullin kampion në sezonin 2022-2023 dhe Superkupën në edicionin 2023-2024, trofetë më të rëndësishëm të karrierës së tij.