Pavarësisht kritikave për paraqitjen e zbehtë ndaj Laçit, Tirana arriti të marrë fitoren dhe tri pikët nën drejtimin e Dean Klafuriçit.
Të lidhura
None found
Bardheblutë kanë zhvilluar një ecuri pozitive në pesë javët e fundit të Superiores, ku kanë siguruar 3 fitore dhe 2 barazime. Në këtë periudhë, vetëm Teuta me 5 fitore dhe Egnatia me 4 fitore e 1 humbje kanë bërë më mirë se skuadra kryeqytetase.
Bilanci i Tiranës është më i mirë edhe se ai i Dinamos së drejtuar nga Ilir Daja, e cila në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit ka marrë 3 fitore dhe ka pësuar 2 humbje.
Trajneri kroat duket se ka konsoliduar një formacion të qëndrueshëm dhe një repart defensiv të fortë. Kjo është një situatë krejt ndryshe nga dy javët e para, kur Tirana u mposht 0 – 3 nga Egnatia dhe 1 – 3 nga Teuta.






