Mbrëmjen e djeshme, protesta e studentëve në kryeqytet, ka pasur përplasje të dhunshme me uniformat blu, pasi policia e shtetit ushtroi dhunë brutale ndaj të rinjve, duke shkaktuar dhjetra të plagosur.
Të paktën 65 persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë të rastit.
Të lidhura
None found
Sipas informacionit të bërë publik, 37 prej të lënduarve janë punonjës të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes tyre edhe një i mitur.
Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
272 të lënduar në pesë ditë protestash
Bilanci i pesë ditëve të protestave shkon në 272 persona të lënduar. Nga këta, 169 janë punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.






