Në një reagim në rrjete sociale, diplomati Zef Mazi, ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve kundër kryeministrit Edi Rama, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta me Policinë si dhe sulme ndaj institucioneve e bizneseve.
Ai shpreh kritika për Bashkimin Evropian, teksa thotë se ka qenë e shurdhër përgjatë muajve të protestës paqësore.
Të lidhura
None found
Ai thekson se kaosi që po mbizotëron në Shqipëri ka “një emër dhe një rrugëdalje”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se duhet të dëgjojë zërin e popullit dhe të veprojë në përputhje me rrethanat.
Sipas tij, sa më gjatë të vazhdojë ky kaos, aq më e madhe do të jetë dhimbja.
“Vizita e Von der Leyen në Shqipëri ishte për të vrarë protestën, thjesht e turpshme, BE ka qenë e shurdhër në mënyrë të papërgjegjshme për 5 muaj, është e parëndësishme. Kaosi në Shqipëri ka një emër dhe një rrugëdalje – dëgjo zërin e popullit, vepro në përputhje me rrethanat. Sa më gjatë të vazhdojë, aq më keq, rezultati do të jetë i njëjtë, por dhimbja do të jetë më e madhe”, shkruan ai.






