Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas protestave studentore që kanë përfshirë vendin. Protesta e zhvilluar sot ishte e pesta radhazi dhe u shoqërua me përplasje të forta mes demonstruesve dhe forcave të policisë.
Studentët dhe të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e qeverisë së tij.
Të lidhura
None found
Në deklaratën e saj, Ambasada e SHBA u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të ruajnë qetësinë.
Ambasada theksoi se qytetarët duhet ta ushtrojnë të drejtën për protestë në mënyrë paqësore dhe pa përdorur akte të dhunshme.
Sipas reagimit, dhuna, trazirat, dëmtimi fizik i personave të tjerë dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar. Për këtë arsye, apeli iu drejtua të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë, si dhe të gjitha palëve, për vetëpërmbajtje dhe qetësi.






