VIDEO/ Besim Shala tregon numrin e kërkesave për sponsorizim dhe shumën e përfituar nga klubet e federatat

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve” ne Telegrafi ishte i ftuar Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport. Gjatë bisedës, ai trajtoi financimin e sportit në Kosovë përmes ligjit të sponsorizimit. Ky episod u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Shala bëri të ditur numrin e kërkesave të shqyrtuara për sponsorizim dhe prezantoi të dhëna për shumat që kanë përfituar klubet dhe federatat.

Të lidhura

None found

Sipas tij, vlera e përgjithshme e sponsorizimeve ka arritur në 27 milionë e 249 mijë e 136 euro. Ai theksoi gjithashtu se kërkesat po shtohen nga viti në vit, ndërsa interesi për t’u përfshirë në sponsorizime po rritet në sport, kulturë dhe rini.

“Domethënë, vitin 2026 i kemi pasë veç në sport 7 milionë e 928 mijë. Deri më tani në kulturë 3 milionë, ndërsa në rini 353 mijë”, deklaroi Shala.

Ai shtoi se deri tani janë regjistruar përmbi 1,100 lëndë, ndërsa, duke marrë parasysh volumin e tremujorit, numri pritet të tejkalojë 2400 kërkesa.


Shtuar më 17.10.2026 20:51