Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në komunën e Bërvenicës, nga 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për të votuar, deri tani kanë votuar 85.
Të lidhura
None found
Të dhënat paraprake të KSHZ-së tregojnë gjithashtu se nga nëntë personat e përfshirë në Listën Zgjedhore, të cilët janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, të drejtën e votës e kanë ushtruar shtatë.
Procesi i votimit për këtë kategori po zhvillohet në tri institucione ndëshkuese-përmirësuese në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në Shkup, Shtip dhe Tetovë.
Sipas KSHZ-së, votimi në Bërvenicë ka nisur në orën 07:00 dhe po vijon pa pengesa. Deri tani nuk është raportuar asnjë problem apo vështirësi lidhur me ushtrimin e së drejtës së votës dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.







