Boll me diktatorë, o Shqipëri!

nga Ornela Çuçi

Shqipëria nuk ka më nevojë të ndërrojë njeriun në krye të sistemit por më shumë se kurrë ka nevojë të ndryshojë sistemin që e kthen një njeri mbi të gjitha pushtetet!

Të lidhura

None found

Antropologjia por edhe vetë historia politike shqiptare na ka treguar se kur pushteti në këte vend përqendrohet tek një parti, partia përfundon në duart e një njeriu…. dhe ai njeri përfundon herët a vonë një diktator, që nuk ka më as kufij e Nuk njeh më Asnjë kontroll. Mendon se është i pazëvendësueshëm… I pavdekshëm… Zot…
Fiks tani duhet te mbyllim ciklin politik që nisi me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Aty sot ne atë shesh nuk janë vetëm kundërshtarët e Ramës e as kundërshtarët e Berishës. Aty jane edhe të gjithë ata që ky sistem RamoBerishist i stërzgjatur i ka lënë jashtë. Janë njerëzit me ideologji me bindje, intelektuale dhe alternativa politike që nuk kanë pasur mundësi reale të përfaqësohen në sistemin tonë dypolar-dypartiak. Ndaj nuk shtrohet më çështja Rama apo Berisha se problemi është shumë më i madh se të dy indibidë.

Në këtë varrsze politike, ku çdo rrogëtaruc parlamenti apo qeverie I flet ekranit të telefonit të vetë, të paktën Elisa Spiropali foli. Mund të mos biem dakord me gjithçka thotë, por guximi për të folur edhe brenda partisë së pushtetit duhet njohur. Sepse edhe brenda një partie duhet të ekzistojë e drejta për të menduar ndryshe… qoftë kjo tashmë nje varrezë ideologjike si parti.

Kjo është koha të hapet sistemi politik dhe elektoral. Të gjitha alternativat ideologjike duhet të përfshihen në parliament’s mos së paku të kenë mundësi të konkurrojnë e të maten me votën e qytetarëve, jo me vullnetin e kryetarëve…

Boll bëtë sehir se si po na masakrojnë fëmijët, mjaft i mbështetët shefat tuaj që kanë zgjedhur represionin si zgjidhje te situatës

Çohuni e jepini këtij vendi Një zgjidhje politike.


Shtuar më 17.10.2026 20:03