Gjatë protestës së zhvilluar sot, një ambulancë është goditur me gurë dhe, sipas pamjeve, xhamat e saj janë thyer. Ngjarja ka rrezikuar stafin mjekësor që ndodhej brenda mjetit.
Pas incidentit, Kryeministria u ka kërkuar qytetarëve të respektojnë ekipet mjekësore dhe të sigurojnë kalimin e lirë të ambulancave.
Të lidhura
None found
Njoftimi i plotë:
Agjencia për Media dhe Informim u bën apel qytetarëve dhe protestuesve që të mos pengojnë punën e ekipeve të Urgjencës Mjekësore dhe t’u krijojnë ambulancave mundësinë për të kaluar pa pengesa.
Ambulancat dhe personeli shëndetësor janë në terren për të mbrojtur jetën e çdo qytetari.
Bllokimi i një ambulance nuk përbën protestë, por një veprim që mund të vërë në rrezik personat që presin ndihmë urgjente.
Asnjë situatë, pretendim apo nivel tensioni nuk e arsyeton ndalimin e ambulancave ose cenimin e personelit mjekësor.
Respektoni bluzat e bardha dhe hapini rrugën ambulancave.
Jeta e njeriut qëndron mbi çdo gjë tjetër.






