Besim Shala shpjegon kushtet që duhet të përmbushin klubet dhe federatat për të përfituar nga Ligji për Sponsorizim

Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, ishte i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”. Në bisedë u trajtua financimi përmes ligjit të sponsorizimit, një çështje me rëndësi për zhvillimin e sportit në Kosovë. Episodi u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Të lidhura

None found

Shala paraqiti kriteret kryesore që duhet të plotësojë një klub apo federatë për të përfituar nga ky ligj. Sipas tij, kushti themelor është që klubet ose OJQ-të të jenë pjesë e federatave përkatëse. Kështu, një klub apo shkollë futbolli duhet të jetë e përfshirë në Federatën e Futbollit të licencuar.

Ai sqaroi se kërkesat e tjera përcaktohen nga ligji dhe rregullorja, ndërsa duhet të bëhet i qartë edhe interesi publik që synohet të mbështetet.

Në dokumentacion përfshihen shpenzimet që parashihet të mbulohen përmes Ligjit për Sponsorizim, marrëveshja mes sponsorit dhe përfituesit, si dhe dokumente bazë, përfshirë planin e aktiviteteve dhe planin financiar.

“Në pjesën më të madhe bëhet fjalë për çështje procedurale. Elementi kryesor është marrëveshja ndërmjet sponsorit dhe përfituesit, ku përcaktohen kriteret dhe aktivitetet që realizohen në kuadër të sponsorizimit”, tha Shala, ndër të tjera.

Episodi i plotë me Besim Shalën mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.


Shtuar më 17.10.2026 18:39