Shqipfolësit fitojnë një vit Premium falas në Listub, aplikacionin e një shqiptari nga Kosova me seli në Gjermani

Kompania teknologjike Galveo GmbH nga Köln, e themeluar dhe e drejtuar nga shqiptari bga Kosova, Clirim Uskana, ka sjellë në treg Listub (listub.com). Ky është një aplikacion që i ndihmon njerëzit ta mbajnë të rregullt jetën e përditshme.

Si funksionon Listub?
Në vend që shënimet të jenë të shpërndara nëpër letra, mesazhe dhe aplikacione të ndryshme, Listub i bashkon të gjitha në një vend. Aty mund të mbahen listat e blerjeve, detyrat, borxhet, serialet dhe librat, planet për udhëtime, ushtrimet në palestër, dëshirat dhe shpenzimet që ndahen me të tjerët. Çdo listë mund të ndahet me anëtarët e familjes, shokët ose bashkëbanorët, dhe ndryshimet shihen nga të gjithë menjëherë. Pjesë e aplikacionit është edhe Listub AI, asistenti i platformës i bazuar në inteligjencë artificiale. Pjesa më e madhe e funksioneve është pa pagesë, ndërsa aplikacioni është i disponueshëm në 77 gjuhë.

Të lidhura

None found

Nga ideja në vitin 2019 deri te lansimi
Zhvillimi i Listub nisi shtatë vjet më parë, në vitin 2019. Më 27 korrik 2026 aplikacioni u bë publik, dhe sot e vizitojnë rreth 23.000 persona në muaj. Shqipja ishte e pranishme plotësisht qysh në ditën e parë, si një nga gjuhët e para të platformës. Galveo i ka pagëzuar me emra shqip edhe projektet e tjera të saj: Kambana, Mali dhe Kodra.

Një vit Premium pa pagesë për shqipfolësit
Si dhuratë për përdoruesit që flasin shqip, kompania jep qasje falas në versionin Premium për një vit. Vendet janë të kufizuara.

“Fitimi nga shqiptarët nuk është qëllimi ynë, sepse kemi klientë të mjaftueshëm në mbarë botën,” deklaron Uskana. “Resurset kanë koston e tyre, por për mua ka vlerë të kontribuoj për vendin tim.”

Si mund ta merrni dhuratën?
Krijoni një llogari falas në https://listub.com dhe përdoreni aplikacionin në shqip. Pas një shqyrtimi, llogaria juaj aktivizohet brenda pak ditësh si Premium, falas për një vit, derisa të mbushen vendet.


Shtuar më 17.10.2026 12:25