QSU-ja e FSK-së siguron për herë të parë riakreditim pesëvjeçar, njofton Maqedonci

Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës është riakredituar për pesë vjet, duke shënuar kalimin nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e bëri të ditur këtë zhvillim përmes një postimi në Facebook. Ai e vlerësoi riakreditimin si rezultat të përpjekjeve të vazhdueshme për përparimin e edukimit ushtarak dhe rritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK.

Të lidhura

None found

Sipas Maqedoncit, Ministria e Mbrojtjes do të vijojë investimet në përditësimin e programeve të studimit, avancimin profesional të stafit dhe hapjen e mundësive të reja për kadetët.

Ministri tha se përgatitja dhe edukimi i oficerëve të ardhshëm përbëjnë një investim në të ardhmen e FSK-së, ndërsa përgëzoi drejtuesit dhe stafin e QSU-së për punën dhe përkushtimin që çuan në këtë arritje.


Shtuar më 17.10.2026 11:15