21 të lënduar nga protesta e studentëve/ Ministria e Shëndetësisë tregon si është gjendja e të riut që u dhunua nga efektivët

Pas protestës së 16 tetorit, 24 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, përfshirë punonjës të Policisë, protestues dhe kalimtarë. Sipas të dhënave për gjendjen e tyre, pjesa më e madhe është larguar nga spitalet, ndërsa dy persona vijojnë të trajtohen në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës, u paraqitën për trajtim 21 persona: 8 efektivë policie, 10 protestues, mes të cilëve 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë.

Të lidhura

None found

Aktualisht, në spital kanë mbetur dy pacientë. Njëri prej tyre është kalimtar dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Pacienti tjetër është një protestues 21-vjeçar, i cili po mbahet nën trajtim dhe monitorim nga ekipi i neurokirurgjisë. Informacioni zyrtar bën me dije se nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe se nuk paraqitet rrezik për paralizë.

Sipas të dhënave për gjendjen shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës së datës 16.10.2026, në Spitalin Universitar të Traumës morën shërbim mjekësor 8 efektivë të Policisë, 10 protestues, mes tyre 3 të mitur, dhe 3 kalimtarë.

Personat e tjerë kanë përfunduar trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekut. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në Spitalin Rajonal të Vlorës u trajtua 1 efektiv policie, i cili më pas la spitalin, si dhe 2 të mitur, të cilët gjithashtu janë larguar pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Në Spitalin Rajonal të Lezhës mori trajtim një e mitur, e cila ka lënë spitalin pas përfundimit të shërbimit mjekësor.


Shtuar më 17.10.2026 10:16