Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, rrezikon të ndëshkohet për deklaratat e diskutueshme që bëri lidhur me Real Madridin.
Të lidhura
None found
Gjatë komenteve të tij, Tebas i vuri strategjitë e komunikimit të klubit, përfshirë Real Madrid TV, në të njëjtin nivel me taktikat propagandistike të Gjermanisë naziste.
Real Madridi reagoi të premten përmes një deklarate, ku kërkoi largimin e menjëhershëm të Tebasit. Ai mban gjithashtu postin e nënkryetarit të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF).
Sipas gazetës Marca, Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë, i njohur si CSD, ka nisur verifikimet për të përcaktuar nëse presidenti i La Ligës ka shkelur protokollet institucionale me qëndrimin e tij të fundit publik.
Kjo situatë e re e ka tensionuar edhe më shumë marrëdhënien mes organit qeverisës të sportit në Spanjë dhe Real Madridit.






