Vendi prej 4 ditësh është përfshirë nga protesta masive në të gjithë vendin, ku protagonistë këtë herë janë të rinjtë shqiptarë, të cilët janë kundër kësaj klase politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Dje përgjatë gjithë ditës dhe darkës, të rinjtë shqiptarë, të mbështetur dhe nga prindër edhe aktivistë, kanë protestuar, ndërsa janë përplasur me policinë.
Të lidhura
None found
Kjo e fundit është treguar e ashpër me të rinjtë, duke i sulmuar ata ndërsa në asnjë rast s’e ka kursyer shkopat e gomës dhe gazin lotsjellës ndaj tyre.
Jo vetëm Tirana, por edhe qytete të tjera u solidarizuan dhe iu bashkuan revoltës kundër kësaj klase politike, ndërsa gjimnazistë dhe studentë braktisën mësimin dhe dolën në rrugë, për të protestuar për të drejtat e tyre, për një të ardhme më të mirë.














