Qazim Laçi ka gjetur rrjetën me një eurogol në minutën e 32-të të përballjes Çorum – Rizespor, në javën e 8-të të Superligës së Turqisë. Takimi ka mbyllur pjesën e parë.
Mesfushori i Kombëtares mori një pasim brenda zonës dhe, megjithëse ndodhej larg portës, goditi pa lëvizur nga pozicioni i tij, duke e dërguar topin në këndin e sipërm.
Të lidhura
None found
Vendosja e topit në atë cep ia bëri të pamundur portierit kundërshtar si pritjen, ashtu edhe devijimin e goditjes.





