Pas protestave të zhvilluara në Vlorë, rreth 20 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë në qytet.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se disa prej tyre u morën nga banesat dhe u shoqëruan nga efektivët e Policisë.
Të lidhura
None found
Mes të shoqëruarve ka edhe studentë. Ata dyshohen për përfshirje në veprime që lidhen me veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Bllokimi i segmenteve rrugore” dhe “Dëmtimi i pronës publike”.
Deri tani nuk është bërë e ditur nëse do të merren masa ndaj personave të shoqëruar.







